Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave, midis tyre edhe Radoiçiç

Data

13 ditë pa u bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, në mesin e tyre edhe Milan Radoiçiç, për sulmin e armatosur në Banjskë. Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal, “duke filuar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave”.

“Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Milan Radoiçiç, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”, tha Abazi në një konferencë për media, të mbajtur djed në Prishtinë. Më 24 shtator të vitit të kaluar, në këtë fshat të Zveçanit, pjesa veriore e Kosovës, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë. Autoritetet në Kosovë fajësuan udhëheqjen e shtetit serb për organizimin e, siç e cilësuan, sulmit terrorist, por ajo e mohoi përfshirjen. Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për të e mori Radoiçiç, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd është duke kryer, po ashtu, hetime për rastin. Ajo e ngarkon Radoiçiçin me disa vepra penale që kanë të bëjnë me blerje të paligjshme të armëve dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Për Radojiçiç-in dhe disa të tjerë, aktualisht ekziston një urdhërarrest ndërkombëtar nga INTERPOL, ku theksohet se ky i fundit për këto vepra mund të dënohet deri në burgim të përjetshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related