Ambasadorja e SHBA në Athinë Kimberly Guilfoyle viziton Kryeministrinë, Edi Rama e pret në zyrë

Data

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur këtë të enjte në zyrën e tij ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Athinë, Kimberly Guilfoyle.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, ku siç shihet edhe në pamjet e publikuara, Rama e ka pritur ambasadoren amerikane në pjesën e jashtme të godinës, ndërsa mes tyre është shkëmbyer edhe një përqafim.

Deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi arsyen e kësaj vizite apo temat që mund të jenë diskutuar gjatë takimit.

Kimberly Guilfoyle konsiderohet një figurë e afërt me presidentin amerikan Donald Trump, pasi më herët ka qenë edhe e fejuara e djalit të tij, Donald Trump Jr..

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related