Ambasadori i BE, takim me trupën e Gjykatës Kushtetuese, zbulohen detaje nga diskutimi

Data

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ka zhvilluar një takim zyrtar me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin Silvio Gonzato.

Duke e vënë theksin në rëndësinë që mbart realizimi me sukses i reformave, si dhe niveli i ndërveprimit me autoritetet publike, Ambasadori Gonzato shprehu vlerësimet e tij pozitive për veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese, e cila që nga plotësimi i saj, në një kohë të shkurtër, ka dhënë dyfishin e vendimeve në krahasim me pak vite më parë, duke rritur kështu besimin te publiku, shkruan A2.

Ai theksoi se “Bashkimi Evropian do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese në ruajtjen e pavarësisë dhe eficiencës së saj. Hapja e negociatave për Shqipërinë që ka nisur me kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, është tregues se sa i rëndësishëm është roli i drejtësisë efektive dhe respektimi i të drejtave themelore në këtë fazë të re për Shqipërinë. Në këtë proces të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Gjykata Kushtetuese ka rol thelbësor, pasi garanton balancimin e pushteteve, verifikon respektimin e shtetit të së drejtës dhe jep drejtësi për qytetarët”. Gjithashtu, Ambasadori Gozato vuri në pah se marrja e Presidencës së CECC-së është një faktor shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse kjo do të mundësojë krijimin e një rrjeti me gjykatat evropiane që kanë kaluar më parë proceset integruese për njohjen dhe zbatimin e acquis communautaire.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related