Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar në një emision televiziv është ndalur te afera e inceneratorit të Tiranës. Këlliçi tha se në dhjetor të vitit 2016, kryeministri Rama i ka dhënë bonus një kompanie që nuk ekzistonte ende.
Shkelje e cila tha Këlliçi, ka vazhduar dhe nga Veliaj, që në mars të vitit 2017 mori kompetencat e të 5 bashkive të qarkut Tiranë dhe me firmën e tij dhe vulë i hapi rrugën koncesionit 30-vjeçar, ku vlera e kontratës së parë ishte 128 milionë euro. Kompania të cilës iu dhanë lekët, u krijua 8 muaj pas firmës së Ramës, u shpreh Këlliçi
“Firma e Edi Ramës në vendimin e qeverisë ku miratohet 8% i bonusit në dhjetor të vitit 2016, për një kompani që nuk ekzistonte ende është rast unikal në botë dhe për atë firmë që është patjetër në dijeni Edi Rama se është i zoti punës që ka firmosur, por është dhe Erion Veliaj që ka ndjekur procedurën. Tre muaj më mbrapa, në mars të vitit 2017 shkeli ligjin për vetëqeverisjen vendore, mori kompetencat e këshillit bashkiak Tiranë. Sepse për çdo angazhim buxhetor në Bashkinë e Tiranës, dhe për një ndihmë ekonomike do duhet të shprehet këshilli bashkiak.
