AMBASADORI GJERMAN: KA MËNYRA TË TJERA PËR TË KUNDËRSHTUAR VENDIMET E QEVERISË

Data

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner nga Korça ka komentuar disa nga situatat më të nxehta politike në vend.

Bergner u ndal te kaosi në Kuvend, ku tha se po pengohet puna në Parlament, ndërsa shtoi se ka mënyra të tjera më të drejta për të kundërshtuar vendimet e qeverisë.

Situata në parlamentin Shqiptar është bërë pak e rrëmujshme. Si e shihni ju këtë?

Bergner: Sinqerisht do të shpresoja të shihja shumë shpejt opozita më të bashkuara që të luajnë rolin e tyre si kontrollues të qeverisë në një mënyrë më të mirë.

Mendoj se edhe qeveria mund të ndihmojë në respektimin e të drejtave, gjithashtu të ketë një balancim mes të drejtave të opozitës dhe të qeverisë.

Sali Berisha ka thënë se shumë shpejt do bëhen protesta të mëdha. A mendoni se është mirë për Shqipërinë?

Bergner: Mendoj se nëse gjërat çohen deri në protestë nuk do të shkojë mirë pasi gjithë përpjekjet duhet të shkojnë në formulimin e rregullave për qeverisjen.Mendoj se duhet të bëjnë përpjekje për të ofruar propozimet e tyre.

Deri më tani shoh më shumë energji duke penguar parlamentin.Por mendoj se ka mënyra të tjera më të drejta për të kundërshtuar diçka që është zgjedhur nga qeverisja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related