Sekuestrohen 10 milionë euro kokainë në Slloveni, lënda narkotike vinte nga Amerika e Jugut! Në pranga shqiptari dhe një brazilian

Data

Një sasi e madhe droge është sekuestruar në portin e Koperit në Slloveni, ndërsa në pranga janë vënë një shqiptar dhe një brazilian.

Mediat italiane raportojnë se  u sekuestruan 260 kilogramë kokainë, që po transportohej me një anije mallrash me sojë që vinte nga Amerika e Jugut.

Agjencia sllovene e lajmeve Sta, raporton se dy personat, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.

Kokaina e sekuestruar kishte një vlerë prej 10 milionë euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related