Aktori i humorit shkodran Edmond Halili rikthehet në teatrin “Migjeni” në Shkodër me shfaqjen e tij të titulluar “50 vjet në skenë”. Aktori tregon se daljen e tij të parë në skenë e ka patur në Shkodër ne vitin 1973, ndaj edhe ka zgjedhur ta përmbyllë po në Shkodër karrierën e tij.
Aktorja e njohur Drande Xhaj ka folur për bashkëpunimet që ka patur gjatë karrierës së saj me aktorin Edmond Halili.
Muhamet Çekini drejtues i muzikës si dhe moderatori Astrit Fani shprehen se ndihen të kënaqur për ftesën që iu është bërë për të qënë pjesë e kësaj shfaqje.
“50 vjet në skenë” Mond Halili shoë do të vihet në skenë me datë 15 nëntor në orën 19:00 në teatrin “ Migjeni” .
