Silvinjo në prag të historisë, mund të jetë i vetmi trajner brazilian në Botëror

Data

Shqipëria hyn në muajin mars me dy ndeshje vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës, duke mbajtur gjallë ëndrrën historike për pjesëmarrjen e parë në një Botëror. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Poloninë, ndërsa më pas do të luajnë ndeshjen finale kundër fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi.

Përveç rëndësisë historike për Kombëtaren, kjo fazë përfaqëson edhe një moment të veçantë për trajnerin Sylvinho. Edhe pse Brazili dhe disa përfaqësuese të tjera të mëdha e kanë siguruar tashmë kualifikimin, asnjë trajner brazilian nuk është aktualisht pjesë e këtij Botërori, një fakt i rrallë dhe i pazakontë për futbollin ndërkombëtar.

Ironikisht, vetë Brazili drejtohet nga një trajner i huaj, ndërsa shumica e përfaqësueseve të tjera kanë zgjedhur staf teknik me kombësi të ndryshme, por jo braziliane. Në këtë kontekst, Silvinjo ka mundësinë që, përmes Shqipërisë, të thyejë këtë “thatësirë” dhe të vendosë një rekord personal e simbolik.

Trajneri i kuqezinjve ka theksuar se objektivi kryesor mbetet kualifikimi i Shqipërisë dhe jo statistikat personale. Ai ka deklaruar se do të ishte krenar të arrinte një sukses të tillë, por ka shtuar se lidhja e tij me Kombëtaren shqiptare është e sinqertë dhe e fortë, aq sa do ta mbështeste Shqipërinë edhe nëse përballë do të ishte Brazili.

Dy ndeshjet e marsit pritet të jenë vendimtare jo vetëm për fatin e Kombëtares, por edhe për karrierën e trajnerit brazilian, i cili mund të shkruajë historinë bashkë me Shqipërinë në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related