Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen me një mesazh për Ditën e Flamurit, duke rikujtuar rolin që data 28 Nëntor ka pasur ndër shekuj në formësimin e kombit shqiptar.
Në urimin e tij, Kurti theksoi se pak kombe në botë e kanë fatin të lidhur kaq ngushtë me një datë, sa shqiptarët me 28 Nëntorin. Ai e përshkroi këtë datë si një “aksident historik” të vitit 1443, i cili, i përsëritur në momente kyçe të historisë kombëtare, është shndërruar në një simbol të shenjtë të kalendarit shqiptar.
Kurti kujtoi ngritjen e flamurit të Kastriotëve në Kalanë e Krujës më 1443, një akt që shënoi fillimin e rrugëtimit historik të shqiptarëve drejt lirisë. Ai riktheu vëmendjen edhe te 28 Nëntori i vitit 1912, kur flamuri u ngrit sërish në Vlorë, duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe duke realizuar pjesërisht vizionin e Sami Frashërit për një Shqipëri të bashkuar dhe të pakopëtueshme.
