Pesë persona shpëtohen pas katër ditësh në det pas fundosjes së një anijeje në Indonezi

Data

Pesë persona që rezultonin të zhdukur pas fundosjes së një anijeje pasagjerësh në provincën Sulawesi Jugor, në Indonezi, janë gjetur gjallë pas katër ditësh në det.

Sipas mediave lokale, të mbijetuarit u lokalizuan pranë ishullit Matallang, pasi u vunë re nga ekuipazhi i një anijeje peshkimi që po lundronte në zonë. Ata arritën të mbijetonin duke u mbajtur pas një pajisjeje të përdorur nga peshkatarët për grumbullimin e peshkut.

Anija u fundos të mërkurën, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar deri më tani vdekjen e një personi. Pas ngjarjes, 24 persona u raportuan të zhdukur, ndërsa pesë prej tyre janë shpëtuar.

Të mbijetuarit janë transportuar në një qendër mjekësore për kontrolle dhe trajtim, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po vlerësohet nga ekipet mjekësore.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për gjetjen e personave të tjerë që rezultojnë të zhdukur. Autoritetet indoneziane kanë angazhuar mjete detare dhe personel shtesë, duke zgjeruar zonën e kërkimeve në përpjekje për lokalizimin e të mbijetuarve të tjerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related