Një protestë masive në Londër ka përfunduar me mbi 500 persona të arrestuar, pasi demonstruesit dolën në mbështetje të organizatës Palestine Action, e cila është shpallur e ndaluar nga autoritetet britanike.
Tubimi u zhvillua në Trafalgar Square, ku qindra qytetarë u mblodhën duke mbajtur pankarta dhe slogane në mbështetje të kauzës palestineze. Mesazhet e tyre përfshinin thirrje kundër luftës dhe në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve.
Sipas Policia Metropolitane e Londrës, arrestimet u kryen pasi pjesëmarrësit shfaqën publikisht mbështetje për një organizatë të ndaluar, çka përbën shkelje sipas ligjit britanik kundër terrorizmit. Mosha e të arrestuarve varionte nga 18 deri në 87 vjeç.
Protesta, e organizuar nga Defend Our Juries, synonte të kundërshtonte vendimin e autoriteteve për ndalimin e grupit aktivist. Para zhvillimit të saj, policia kishte paralajmëruar se çdo shfaqje mbështetjeje për organizatën mund të sillte pasoja ligjore.
Ndërkohë, çështja mbetet objekt debatesh dhe përplasjesh ligjore në Mbretërinë e Bashkuar, pasi qindra persona të arrestuar në protesta të ngjashme janë ende në procese gjyqësore, ndërsa vazhdon diskutimi nëse ndalimi i këtij grupi është i justifikuar apo jo.
