Alarm në Poloni, avionët luftarakë interceptojnë një aeroplan “spiun” rus mbi Detin Baltik

Data

Një avion zbulues rus që po fluturonte pranë hapësirës ajrore të Polonisë është interceptuar nga avionë luftarakë polakë mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik, duke ngritur nivelin e gatishmërisë në rajon.

Sipas një deklarate zyrtare të ushtrisë polake, avionët luftarakë kanë identifikuar vizualisht aeroplanin rus dhe e kanë shoqëruar atë jashtë zonës së përgjegjësisë së Polonisë, pa u regjistruar shkelje direkte të hapësirës ajrore kombëtare.

Autoritetet polake theksuan se vendet e NATO-s në kufirin lindor ndodhen në gatishmëri të lartë prej disa muajsh, pas një sërë incidentesh të mëparshme që kanë përfshirë shkelje të hapësirës ajrore nga mjete ajrore ruse në rajon.

Në të njëjtën deklaratë, ushtria bëri me dije se gjatë natës janë konstatuar edhe objekte fluturuese që kanë hyrë në hapësirën ajrore polake nga territori i Bjellorusisë. Pas analizave të kryera, autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për balona të përdorura për kontrabandë, të cilat lëviznin sipas drejtimit dhe shpejtësisë së erës.

Për arsye sigurie, një pjesë e hapësirës ajrore mbi rajonin Podlasie, në verilindje të Polonisë dhe pranë kufirit me Bjellorusinë, është mbyllur përkohësisht.

Ngjarja vjen në një kohë tensioni të shtuar në rajonin e Detit Baltik, ku aktivitetet ajrore dhe ushtarake janë shtuar ndjeshëm mes Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related