Zbulohet identiteti i viktimës: 28-vjeçari humbi jetën në aksidentin në Tiranë-Durrës

Data

Akil Gjeçi është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës.

I riu me origjinë nga Tropoja dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas është përplasur me bordurat anësore të rrugës. 28-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Akili ishte djalë i vetëm dhe miqtë e familjarët e cilësojnë si një djalë me zemër të madhe dhe shumë të respektueshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related