Alarm në kryeqytet/ Reshjet “mbushin” Lanën, rrezik real për dalje nga shtrati

Data

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Tiranën gjatë orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Lana, duke ngritur alarmin për një situatë potencialisht të rrezikshme.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, prurjet e ujit janë shtuar ndjeshëm përgjatë gjithë shtratit të Lanës, e cila është fryrë dhe po rrjedh me intensitet të lartë. Në disa segmente, niveli i ujit i është afruar kufijve maksimalë të mbajtjes, duke shtuar shqetësimin për mundësinë e daljes nga shtrati në rast të reshjeve të tjera.

Për momentin, uji vijon të qëndrojë brenda shtratit të lumit, ndërsa strukturat përgjegjëse po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat pranë Lanës, dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë brigjeve të lumit, pasi situata mund të përkeqësohet në çdo moment.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related