Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një minierë të paligjshme qymyri në Kolumbinë qendrore, duke shkaktuar vdekjen e dy minatorëve dhe zhdukjen e katër të tjerëve. Ngjarja u regjistrua në qytetin Huatxeta, rreth 100 kilometra larg kryeqytetit Bogota.
Ekipet e emergjencës kanë arritur të nxjerrin trupat e dy viktimave, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për katër personat që mbeten të bllokuar në tunele. Autoritetet kanë bërë të ditur se nivelet e larta të gazit metan e kanë bërë ndërhyrjen shumë të rrezikshme, duke detyruar ndërprerje të përkohshme të operacioneve.
Shpresat për të gjetur të mbijetuar po zbehen, ndërsa familjarët e minatorëve janë mbledhur pranë zonës duke pritur lajme. Autoritetet kanë theksuar se miniera ishte subjekt i urdhrave për mbyllje, por aktiviteti kishte vazhduar në mënyrë të paligjshme.
