Alarm në burgun e Durrësit/ Forcat Operacionale zbarkojnë në qelinë e Altin Ndocit, dyshohet për bashkëpunëtorë

Data

Forcat Operacionale të Burgjeve nga Tirana janë nisur drejt burgut të Durrësit, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, për të kryer kontrolle të imtësishme dhe verifikime të brendshme.

Burime bëjnë me dije se kontrollet po fokusohen në qelinë ku qëndronte Altin Ndoci, si dhe në identifikimin e personave me të cilët ai ka qenë i strehuar apo ka pasur kontakte të vazhdueshme. Qëllimi i ndërhyrjes është të zbulohet nëse persona të tjerë kanë pasur dijeni për planin e arratisjes apo kanë bashkëpunuar në përgatitjen e tij.

Hetimet po shtrihen edhe te komunikimet e mundshme, lëvizjet brenda institucionit dhe çdo element tjetër që mund të ndihmojë autoritetet në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Situata në burgun e Durrësit mbetet nën monitorim të shtuar, ndërsa priten masa të tjera disiplinore dhe administrative pas përfundimit të verifikimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related