I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës: Mos i neglizhoni këto shenja

Data

Temperaturat e ulëta përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e zemrës, duke rritur ndjeshëm rastet e infarkteve dhe komplikacioneve kardiake. Mjekët paralajmërojnë se gjatë dimrit, veçanërisht në zonat me borë dhe acar, personat me probleme të zemrës duhet të tregojnë kujdes të shtuar.

Sipas specialistëve, i ftohti shkakton ngushtim të enëve të gjakut, çka rrit presionin arterial dhe ngarkesën mbi zemër. Pacientët me sëmundje kardiovaskulare duhet të marrin rregullisht mjekimin e përshkruar dhe të shmangin ekspozimin e zgjatur në ambiente të ftohta. Rekomandohet veshja me disa shtresa dhe evitimi i lodhjes fizike, veçanërisht punët e rënda si pastrimi i borës.

Kardiologët theksojnë se edhe personat që nuk kanë pasur më parë probleme të zemrës mund të shfaqin shenja shqetësuese gjatë ekspozimit ndaj të ftohtit. Ndër simptomat më të shpeshta janë dhimbjet shtrënguese në gjoks, të njohura si dhimbje retrosternale, të cilat mund të përhapen në krahë, shpatulla apo shpinë. Këto dhimbje zakonisht zgjasin disa minuta dhe qetësohen kur personi futet në ambient të ngrohtë ose ndalon aktivitetin fizik.

Mjekët i konsiderojnë këto shenja si një “alarm të kuq” që nuk duhet neglizhuar. Çdo dhimbje e tillë kërkon konsultë të menjëhershme me mjekun për të parandaluar pasoja më të rënda.

Stina e dimrit jo vetëm rrit numrin e rasteve kardiake, por edhe përkeqëson sëmundjet ekzistuese të zemrës. Ndaj ndjekja e këshillave mjekësore, kujdesi ndaj vetes dhe reagimi i shpejtë ndaj simptomave janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related