Alarm në Britania e Madhe/ Shpërthen meningjiti, dy viktima dhe dhjetëra të dyshuar, vala nisi nga një klub nate

Data

Një situatë alarmante shëndetësore është regjistruar në Britania e Madhe, ku një shpërthim i meningjit ka shkaktuar panik, duke marrë jetën e dy të rinjve dhe duke lënë të paktën 20 persona të tjerë të dyshuar si të infektuar.

Autoritetet shëndetësore dyshojnë se vala e infektimeve ka nisur nga një klub nate në Canterbury, ku janë raportuar edhe raste mes stafit. Situata mbetet nën hetim, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së mëtejshme.

Sipas mjekut Anjan Ghosh, ende nuk mund të thuhet me siguri nëse shpërthimi është vënë nën kontroll, pasi ekziston mundësia e transmetimit zinxhir nga personi në person.

Viktimat janë një student 21-vjeçar dhe një vajzë 18-vjeçare, ndërsa në Universiteti i Kentit është nisur një fushatë emergjente vaksinimi për rreth 5 mijë studentë.

Mjekët theksojnë se simptomat fillestare mund të jenë të lehta dhe shpesh ngatërrohen me gripin apo infeksione të zakonshme, si skuqje e syve apo gjendje e përgjithshme e dobët. Por në shumë raste, sëmundja përkeqësohet me shpejtësi, duke u kthyer në një rrezik serioz për jetën.

Përveç vaksinimit, autoritetet kanë shpërndarë mbi 8,400 doza antibiotikësh si masë parandaluese, ndërsa ekspertët e cilësojnë situatën si një shpërthim të pazakontë dhe potencialisht të rrezikshëm, duke bërë thirrje për vigjilencë maksimale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related