Kërcënimet me thikë ndaj një drejtuesi taksie ndërsa i kanë marrë xhiron ditore, kanë bërë që një 26-vjeçar nga Durrësi në bashkëpunimin me një 29- vjeçare nga Kavaja kanë rënë në pranga. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rreth rrotullimi “ILIRIA” në zonën e plazhit. Autorët janë identifikuar si Agron Braha dhe Viola Bodlli. Sipas policisë në momentin që ata hipën në taksinë me drejtues I. K.,. dyshohet se 26-vjeçari kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa vajza i mori një shumë parash (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti.
“Hipën në një taksi dhe më pas e kërcënuan me thikë drejtuesin e taksisë dhe i morën një shumë parash, falë reagimit të shpejtë të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar. Policia vuri në pranga një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçare, të cilët kërcënuan taksistin me një thikë dhe i morën një shumë parash. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se dy shtetas kishin kërcënuar me thikë një drejtues taksie dhe i kishin marrë një shumë parash, menjëherë organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve, konkretisht shtetasit: Vihen në pranga shtetasit Viola Bodlli 29 vjeç dhe Agron Braha 26 vjeç.
Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rreth rrotullimi “ILIRIA” në plazh, këta shtetas hipën në automjetin taksi me drejtues shtetasin I. K. Në momentin që hipën në makinë, shtetasi A.B. dyshohet se kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa shtetasja V.B. i mori një shumë parash që taksisti kishte në makinë (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti.”, thuhet në njoftimin e policisë.
