“Nuk shlyhet padrejtësia me kilovat”/ Protestë në Kosovë kundër shtrenjtimit të energjisë

Data

Organizatat “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” dhe “Përpjekja” kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë. Protesta do të zhvillohet sot në orën 13:00, fillimisht pranë objektit të KEDS-it, ndërsa marshimi do të vazhdojë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Sipas organizatorëve, që nga viti 2022 faturat e energjisë elektrike janë rritur çdo vit, ndërsa kërkesat e njëpasnjëshme për shtrenjtim janë miratuar nga institucionet rregullatore, duke e zhvendosur barrën financiare te qytetarët.

Në reagimin e tyre thuhet se qytetarët nuk paguajnë vetëm koston reale të rrymës, por edhe humbjet dhe keqmenaxhimin e kompanive energjetike. Ndërkohë, ata përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë, mungesë ngrohjeje në ditët e dimrit dhe rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës.

“Pas rritjes prej 16.1% vitin e kaluar, sivjet po paralajmërohet një tjetër rritje rreth 20%. Kjo është një padrejtësi e hapur ndaj qytetarëve,” thuhet në deklaratë.

Protestuesit theksojnë se energjia prodhohet nga puna e punëtorëve vendas, por u shitet qytetarëve me çmime shumëfish më të larta, duke i varfëruar edhe më tej familjet kosovare. Ata kërkojnë ndalimin e rritjes së tarifave, transparencë dhe mbrojtje të interesit publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related