Alarm global shëndetësor/ Virusi Nipah rikthehet, raste fatale dhe karantinë masive

Data

Një alarm serioz shëndetësor është ngritur në Indi pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës Nipah në shtetin e Bengalit Perëndimor. Autoritetet kanë konfirmuar pesë raste infektimi, ndërsa rreth 100 persona janë vendosur në karantinë si masa parandaluese.

Shpërthimi dyshohet se ka nisur në një spital privat në qytetin Barasat, ku tre nga të infektuarit janë punonjës shëndetësorë. Pacientët janë transferuar në një spital të specializuar për sëmundje infektive në Kolkata.

Virusi Nipah është një sëmundje zoonotike shumë e rrezikshme, që transmetohet nga lakuriqët e natës dhe mund të infektojë si kafshët ashtu edhe njerëzit. Ai u identifikua për herë të parë në vitin 1998 dhe njihet për shkallën e lartë të vdekshmërisë.

Aktualisht nuk ekziston as vaksinë dhe as trajtim specifik kundër këtij virusi. Simptomat fillestare përfshijnë ethe, kollë, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje fyti, ndërsa në raste të rënda mund të shfaqet encefaliti, një inflamacion i trurit që çon në konfuzion, kriza dhe koma brenda pak orësh.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkalla e vdekshmërisë nga Nipah varion nga 40 deri në 75 për qind, duke e renditur atë ndër viruset më vdekjeprurëse në botë. Autoritetet indiane kanë rritur masat e sigurisë dhe monitorimit për të shmangur përhapjen e mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related