Akuzat e Ahmetajt nga arratia, Salianji tregon tre mesazhet që dha ish-zv.kryeministri: Kishte kode të fshehta dhe mafioze! Zbuloi se Rama…

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar akuzat e ngritura gjatë një interviste të dhënë së fundmi nga ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në kërkim nga drejtësia shqiptare.

salianji rama ahmetaj

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24,  Salianji u shpreh se gjatë intervistës, Ahmetaj ka dhënë kode të fshehta dhe mafioze, drejtuar ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas tij, ish-ministri i Financave dha tre mesazhe, ku zbuloi se drejtësia dhe korrupsioni kontrollohen nga kryeministri Rama dhe se të gjithë mblidhen së bashku për të ndarë Shqipërinë, por kur “nuk u dalin pazaret”, Rama i godet dhe i përdor”.

“Aty kishte kode të fshehta dhe mafioze që këta i kanë përdorur me njëri-tjetrin. Padyshim se aty kishte vetëm një gërvishtje të lehtë për emra të caktuar që hanë qoftë dhe marrin tokë e ajër. Bëhej fjalë për biznesmenë. Tre mesazhe dha Ahmetaj.

Një mesazh ishte që drejtësia kontrollohet nga Edi Rama. Një tjetër ishte që korrupsionin e bën Edi Rama dhe ai është kreu i korrupsionit. Mesazhi i tretë ishte se gjithë këta njerëz që themi ne mblidhen bashkë dhe ndajnë Shqipërinë dhe kur nuk u del pazari Rama i godet dhe i përdor për statistikë”, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related