Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune (3 shkurt) në aksin rrugor Fier-Fermë Çlirim.

Data

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën, duke lënë të dëmtuar dy drejtues automjetesh dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Screenshot 2024-02-03 173446-logo

Të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ne vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikes se këtij aksidenti me të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

fier-logo

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, në fshatin Ferm Çlirim, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi M. L., 57 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasi Dh. L., 37 vjeç .

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, shtetasit M. L., Dh. L., si dhe dy pasagjeret e automjetit tip “Toyota” shtetaset I. D., dhe A. D., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të akside

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related