AKU në aksion/ Bllokohen 94 tonë ushqime, s’plotësonin kushtet minimale të sigurisë!

Data

94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale janë bllokuar, gjatë kontrollit në terren, në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin dhe sigurimin e gjurmueshmërisë së produkteve nga grumbulluesit, përpunuesit dhe tregjet me shumicë.

Ministria e Bujqësisë bën me dije se rezultatet e deritanishme nga ky aksion dhe këto kontrolle synojnë rritjen e sigurisë ushqimore në vend.

Sipas Ministrisë, aksioni vijon për të garantuar që çdo mall të jetë i gjurmueshëm dhe i deklaruar dhe që askush të mos tregtojë në shkelje të legjislacionit tatimor dhe në kurriz të prodhuesve të ndershëm dhe shëndetit të konsumatorëve

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related