Punonjësit e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht për ata që kanë shërbyer për 20-30 vite, duke marrë parasysh vlerësimin e pensioneve dhe pagave me një formulë të re do të kenë rritje rroge. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, njoftoi ndryshimet për të gjithë nënpunësit civil, duke i unifikuar me pagat e administratës qendrore. Në këtë mënyrë, specialistët e Bashkisë do të trajtohen njësoj si kolegët e tyre në ministri, ndërsa shefat e sektorëve do të kenë të njëjtin trajtim financiar si në administratën qendrore.
“Ndryshon paga e specialistëve të Bashkisë dhe merr një rritje prej 100 mijë lekësh të vjetra të pagës për pozicion, duke unifikuar gjithashtu me specialistët e të njëjtës kategori në administratën qendrore. Kjo barazohet sot me këtë vendim të këshillit bashkiak. Në këtë kuadër është parë e domosdoshme që ta përfitojnë këtë shtesë edhe punonjësit administrativ të aparatit të Bashkisë që janë punonjësit e shërbimit, magazinier, pastrues dhe njerëz që bëjnë këto shërbime për qytetin tonë. Pika 8 ka të bëj prapë për një lajm të mirë, por tani për institucionet e varësisë së Bashkisë së Tiranës për miratimin e niveleve të pagës të punonjësve të Policisë Bashkiake të ndryshuar. Ka të bëjë me ndryshimin e llogaritjes të elementit shtesë për vjetërsi në punë. Pra, duke njësuar në mënyrën e llogaritjes së këtij elementi dhe për punonjësit e tjerë të institucioneve të administratës publike qendrore dhe vendore. Gjithashtu policëve bashkiak dhe punonjësve mbështetës u jepet një shtesë për kushte pune mbi pagën bazë mujore të klasës përkatëse në masën 40 mijë lek të vjetra në muaj.
