Aktorja kërkon pezullimin e ministres “Diella”, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

Data

Gjykata Administrative zhvilloi sot seancën lidhur me kërkesën e aktores Anila Bisha, e cila ka paditur për sigurim padie dhe pezullimin e ministres së Inteligjencës Artificiale, “Diella”, deri në shqyrtimin në themel të çështjes.

Gjatë seancës, gjyqtari i çështjes konstatoi se avokati i paditëses kishte paraqitur kërkesë për shtyrje për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërkohë, sipas gjykatës, në seancë nuk u paraqitën përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe as Kryeministri.

Dy avokatë të pranishëm deklaruan se interesat e institucioneve përfaqësohen nga Avokatura e Shtetit. Juristët e kësaj të fundit kërkuan që, për shkak të natyrës urgjente të çështjes, seanca të mos shtyhej.

Megjithatë, gjyqtari Armand Shkurta vlerësoi se ngutja e çështjes lidhet me interesin e paditëses dhe vendosi shtyrjen e seancës për në datën 23 shkurt, ora 14:00.

Çështja lidhet me faktin se më 11 shtator 2025, asistenti virtual i platformës e-Albania, “Diella”, mori një rol të ri si ministre e parë e krijuar me Inteligjencë Artificiale. Aktorja Anila Bisha pretendon se imazhi i saj është përdorur për avatarin pa u pyetur për këtë funksion të ri, ndaj ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës për pezullimin e menjëhershëm të këtij roli deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related