Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Durres ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i cili shkaktoi aksidentin fatal te Ura e Dajlanit, ku humbi jetën 18-vjeçarja Vikena Greku.
Xhaxhaj u arrestua nga policia natën e 15 janarit dhe dyshohet për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sipas hetimeve paraprake, i riu ka qenë në gjendje të dehur dhe ka humbur kontrollin e automjetit, i cili u përplas me barrierat anësore të urës dhe më pas ra nga ajo. Si pasojë e aksidentit tragjik humbi jetën 18-vjeçarja, ndërsa u plagosën edhe vetë drejtuesi i mjetit si dhe dy këmbësorë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje rrezikun e drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit.
