“Rama dorëhiqu”/ Protestat kundër projektit në Zvërnec marrin jehonë ndërkombëtare, raportojnë BBC, Reuters dhe CNN

Data

Protestat qytetare kundër projektit të zhvillimit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u pasqyruar nga media prestigjioze si BBC, Reuters, CNN, Financial Times dhe The Independent.

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit me pankarta dhe thirrje si “Atdheu nuk është në shitje” dhe “Edi Rama dorëhiqu”, duke kundërshtuar ndërtimet në zonat e mbrojtura dhe duke shprehur pakënaqësitë ndaj politikave qeveritare.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, protestat kanë bashkuar qytetarë të të gjitha moshave – të rinj, familjarë me fëmijë, pensionistë dhe aktivistë të mjedisit – të cilët kërkojnë mbrojtjen e pasurive natyrore dhe më shumë transparencë për projektin në Zvërnec.

Në raportimin e saj, BBC thekson se protestuesit shprehin shqetësimin se zhvillimi i planifikuar mund të dëmtojë ekosistemin e zonës, duke përfshirë edhe flamingot dhe specie të tjera të mbrojtura që jetojnë në ligatinat e Zvërnecit.

Jehona ndërkombëtare është shtuar pas publikimit të pamjeve nga një incident gjatë një proteste në Zvërnec, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga punonjës të sigurisë private. Pamjet shkaktuan reagime të shumta në opinionin publik dhe u konsideruan si një nga faktorët që nxitën mobilizimin e protestave në kryeqytet.

Protestat pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa organizatorët kërkojnë anulimin e projektit dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura natyrore të Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related