“Grup pune për bashkërendimin qeveri–pushtet vendor”/ Rama jep emrat e ministrave dhe kryebashkiakëve pjesëmarrës

Data

Kryeministri Edi Rama ka propozuar krijimin e një grupi pune të përbashkët mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor, me qëllim adresimin e problematikave rregullative dhe çështjeve që kërkojnë bashkërendim të drejtpërdrejtë mes dy niveleve të qeverisjes.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se është koha për një strukturë funksionale që të trajtojë të gjitha problematikat dhe t’i fusë ato në vijë, si në aspektin rregullativ, ashtu edhe në zgjidhjen konkrete të çështjeve që shqetësojnë bashkitë.

Sipas propozimit të kryeministrit, grupi i punës do të drejtohet nga Ministri i Pushtetit Vendor, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe Ministri i Ekonomisë, Ministri i Kulturës dhe Ministri i Mjedisit.

Nga pushteti vendor, Rama bëri të ditur se në këtë grup do të përfshihen kryetarët e bashkive Lezhë, Maliq, Himarë, Shkodër, Durrës dhe Roskovec.

Kryeministri theksoi se ky bashkërendim synon të forcojë bashkëpunimin mes qeverisë dhe pushtetit lokal, për të përshpejtuar zgjidhjen e problematikave dhe për të shmangur vonesat apo konfliktet institucionale në zbatimin e politikave publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related