Aksidenti tragjik në Rumani/ Ky është shqiptari që humbi jetën, tifoz i zjarrtë i PAOK

Data

Vasil Pilo është shqiptari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur këtë të martë në Rumani. Identifikimi i tij u konfirmua zyrtarisht nga policia rumune, e cila ka njoftuar edhe autoritetet greke.

I riu jetonte prej vitesh me familjen në Alexandria të Imathias, në Greqi. Miqtë e tij tregojnë se Vasili ishte tifoz i zjarrtë i PAOK dhe ndiqte nga afër thuajse çdo ndeshje të ekipit të zemrës. Pikërisht për këtë arsye, ai ishte nisur drejt Francës për të ndjekur përballjen e PAOK-ut në Europa League.

Si ndodhi aksidenti

Ngjarja e rëndë ndodhi në një autostradë pranë qytetit Lugoj, ku një furgon me tifozë të PAOK-ut, të moshës 25–30 vjeç, u përplas gjatë një manovre parakalimi. Sipas autoriteteve rumune, mjeti u përplas fillimisht me një kamion-cisternë dhe më pas kaloi në korsinë e kundërt, ku u përplas me një tjetër kamion. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.

Gjashtë persona humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e Lugojit.

Klubi i PAOK-ut ka shpallur zi dhe ka bërë të ditur se do të mbulojë shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve, ndërsa autoritetet greke dhe rumune vijojnë koordinimin për mbështetjen e familjarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related