“Nuk ka shans që të zhduken provat ndaj Ballukut”, Dedaj: Ka disa kopje për tenderat ku është përfshirë

Data

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se provat në këtë çështje nuk mund të manipulohen apo të zhduken.

Sipas Dedajt, hetimi lidhet drejtpërdrejt me procedurat e tenderimit, të cilat janë të standardizuara dhe të dokumentuara në disa kopje. Ai shpjegoi se dokumentet e tenderave arkivohen njëkohësisht në formë fizike dhe elektronike, çka e bën praktikisht të pamundur ndërhyrjen e mëvonshme në prova.

Gazetari theksoi se procedurat kanë ndodhur, dokumentacioni u është vënë në dispozicion palëve dhe tashmë gjithçka është objekt verifikimi nga organet e drejtësisë. Sipas tij, prokuroria mbështetet kryesisht në dokumente fizike dhe në ballafaqimin e tyre, ndërsa përgjimet shërbejnë vetëm si indicie ndihmëse.

“Në procedurat e tenderave dokumentet ndahen në disa kopje dhe ruhen në arkiva fizike dhe elektronike. Edhe po të donte dikush, nuk ka mundësi t’i zhdukë apo t’i ndryshojë. Prokuroria merret me dokumente konkrete dhe i ballafaqon ato. Përgjimet janë indicie, por nëse ka përputhshmëri mes tyre dhe dokumentacionit, çështja është e provuar dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, u shpreh Dedaj.

Ai nënvizoi se, sipas procedurave ligjore, asnjë ndikim politik apo ndërhyrje e jashtme nuk mund të ndryshojë faktet, pasi provat janë të dokumentuara, të arkivuara dhe të verifikueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related