Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore, dyshohet se u shkaktua nga fishekzjarrët

Data

Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar plotësisht kullën e kishës historike Vondelkerk në Amsterdam, pak orë pas mesnatës së ndërrimit të viteve. Flakët përfshinë strukturën e vjetër dhe çuan në shembjen totale të kullës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 1 janar 2026.

Sipas autoriteteve lokale, pjesë të majës së kishës, e ndërtuar rreth 154 vite më parë, kishin filluar të shembeshin vetëm dy orë pas rënies së zjarrit. Për shkak të rrezikut, banesat përreth u evakuuan menjëherë, ndërsa zjarri përhapte hi dhe copa druri të vjetër në zonë.

Zjarrfikësit përdorën kambanat e kishës për të paralajmëruar banorët e lagjes, ndërsa pamjet dramatike nga vendngjarja u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.

Kisha Vondelkerk u ndërtua në vitin 1872 dhe shërbeu si objekt fetar deri në vitin 1977. Prej asaj kohe, ajo ishte përdorur për aktivitete kulturore dhe evente të veçanta. Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrë të hedhur gjatë festimeve të Vitit të Ri, dyshohet nga grupe të rinjsh.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e plota të shkaktuara nga kjo ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related