Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, dy shoferë të dehur përplasin makinat; humb jetën një 57-vjeçar, tre të plagosur

Data

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Gjiri i Lalëzit.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 22:00 janë përplasur dy automjete, ndërsa të dy drejtuesit rezultuan se po drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur dy shoferët dhe një pasagjer tjetër, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Policia bëri të ditur se, pas kryerjes së testeve për alkoolin, të dy drejtuesit e mjeteve janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit fatal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related