Ina Zhupa alarmon për gjendjen e Muzeut të Pavarësisë në Vlorë: Ka krisje në mure dhe rrezik shembjeje, kërkohet restaurim urgjent

Data

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e amortizuar të Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, duke paralajmëruar për rrezik degradimi dhe shembjeje të godinës historike.

Gjatë një deklarate nga Vlora, Zhupa publikoi pamje nga muzeu dhe tha se godina ka pësuar krisje të shumta në mure, ndërsa ballkoni rezulton i paaksesueshëm dhe i pasigurt për vizitorët.

“Ky muze ka pësuar krisje kudo nëpër muret e tij, ballkoni është totalisht i paaksesueshëm dhe rrezikon shembjen”, deklaroi ajo.

Zhupa e cilësoi Muzeun e Pavarësisë si një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit kombëtar shqiptar dhe kritikoi mungesën e ndërhyrjeve për mirëmbajtjen e tij.

“Kjo nuk është fytyra e shtetit shqiptar dhe as dinjiteti që duhet të prezantojmë para qytetarëve dhe turistëve”, u shpreh deputetja.

Ajo i bëri thirrje Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe institucioneve përgjegjëse që të nisin menjëherë restaurimin e godinës historike, sidomos në prag të sezonit turistik.

“Shteti duhet të vërë fondet dhe specialistët e duhur për të shpëtuar këtë simbol kombëtar dhe për ta prezantuar me dinjitet gjatë sezonit turistik”, theksoi Zhupa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related