Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Laç.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku një sasi tritoli dyshohet se ishte vendosur në qepenin e derës së një dyqani, pjesë e një kompleksi shërbimesh.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e biznesit.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nën drejtimin e Prokurorisë, autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
