Aksident në Fier–Kallm, kamioni del nga rruga dhe bie në kanal

Data

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autostradës, ku një kamion ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka dalë nga karrexhata për shkaqe që ende nuk janë sqaruar. Fatmirësisht, shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në kamion kanë arritur të dalin në kohë, duke pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe pa rrezik për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, ambulanca dhe policia, të cilat kanë kryer ndërhyrjen e nevojshme dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Qarkullimi në zonë ka pësuar ngadalësime të përkohshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related