Zhupa: PS po shpik justifikime për të mbrojtur Ballukun

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar mazhorancën se po shkel rregulloren e Kuvendit dhe po cenon parimet e parlamentarizmit përmes zvarritjes së çështjes së mandatit të Belinda Ballukut. Nga Konferenca e Kryetarëve, Zhupa deklaroi se po krijohen lidhje të rreme mes Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit, të cilat sipas saj nuk ekzistojnë.

Ajo theksoi se Kuvendi po kthehet në një formalitet, pa debat dhe transparencë, ndërsa ligjet miratohen në orë të papërshtatshme, larg vëmendjes së qytetarëve. Zhupa shtoi se mazhoranca po shkel të drejtat e opozitës dhe po përdor procedura për të bllokuar proceset parlamentare, duke dëmtuar besimin publik te institucionet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related