“Vetëm ta gjej, të di ku do të prehet” – Apeli prekës i vëllait të 30-vjeçarit të zhdukur

Data

Kanë kaluar 20 ditë nga zhdukja e 30-vjeçarit Jurgen Karaj dhe kërkimet për gjetjen e trupit të tij vijojnë pa rezultat. Vëllai i të riut, i përlotur, ka bërë një apel prekës, duke thënë se dëshira e vetme e familjes është ta gjejë trupin e Jurgenit, për t’i dhënë një vend prehjeje.

“Dua vetëm ta gjej, ta di ku është. Të di ku t’i vendos një lule, ku do të prehet”, u shpreh ai. Sipas tij, kërkimet kanë vazhduar pa ndërprerje për gati tre javë, duke përfshirë zonën e përroit të Darsit deri në liqenin e Ulzës, por ende nuk ka asnjë gjurmë.

Në operacionet e kërkimit janë angazhuar forca të shumta, përfshirë Policinë e Shtetit, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe autoritetet vendore. Familjarët shpresojnë që përpjekjet të sjellin një përgjigje, për t’i dhënë fund pasigurisë dhe dhimbjes.

30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars dhe më pas është tërhequr nga uji drejt lumit Mat, pasi automjeti ku udhëtonte si pasagjer humbi kontrollin dhe ra në përrua. Shoferi arriti të shpëtojë, ndërsa Jurgen Karaj u zhduk në ujëra.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related