Zbardhet dinamika e arratisjes/ Altin Ndoci kërkoi të shkonte në tualet, goditi dy policë dhe u largua

Data

Dalëngadalë po zbardhen detaje të reja lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, një ngjarje që ka vënë në alarm autoritetet.

Sipas burimeve, në momentin e kryerjes së vizitave mjekësore, Ndoci nuk ka qenë i vetëm, por shoqërohej edhe nga një tjetër i paraburgosur. Për sigurinë e tyre ishin angazhuar gjithsej pesë punonjës të Policisë së Burgjeve. Tre prej tyre ndodheshin pranë të paraburgosurve, ndërsa dy të tjerë qëndronin në një furgon policie të parkuar jashtë spitalit.

Ngjarja ka ndodhur kur Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga dy efektivë, por sapo ka dalë nga ambientet e tualetit, dyshohet se i ka goditur të dy policët në pjesën e barkut, duke i shtyrë dhe duke krijuar hapësirën për t’u larguar.

Ndoci ka përfituar nga momenti dhe është arratisur me shpejtësi nga kati i tretë i pavijonit infektiv, duke u zhdukur nga ambientet e spitalit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e arratisjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë institucionale, ndërsa vijon operacioni për kapjen e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related