Një aksident i rëndë është raportuar në segmentin rrugor Milot–Thumanë, ku janë përfshirë rreth tre automjete.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për një viktimë brenda njërit prej mjeteve të aksidentuara. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet për numrin e saktë të të lënduarve apo për shkaqet e përplasjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar dinamikën e aksidentit dhe bilancin përfundimtar.
