Gjykata Kushtetuese i rikthen pagat gjyqtarëve nga 2023, detyron Kuvendin të ndryshojë ligjin

Data

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve dhe ka shfuqizuar pjesë të ligjit nr. 33/2023, duke vendosur që paga dhe përfitimet e gjyqtarëve nuk mund të ulen, sipas nenit 138 të Kushtetutës.

Çështja lidhet me ndryshimet e vitit 2023, kur paga bazë e magjistratëve u vendos të llogaritej si 36% e pagës së Presidentit të Republikës (rreth 153 mijë lekë). Më parë, referenca ishte paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri. Edhe pse ndryshimi solli rritje nominale, gjyqtarët argumentuan se në praktikë u krijua ulje relative, sepse në të njëjtën periudhë u rritën pagat në administratë dhe referenca e vjetër do t’i nxirrte më lart.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese:

  • Shfuqizon fjalinë e parë të shkronjës “a” të nenit 1 dhe pikën 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, si të papajtueshme me Kushtetutën.
  • Detyron Kuvendin të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore brenda 31.07.2026, sipas arsyetimit të vendimit.
  • Thekson se rregullimi i ri duhet të garantojë që paga e magjistratëve të mos ketë ulje (as të drejtpërdrejtë, as “të fshehur”), por të jetë e mjaftueshme dhe në përpjesëtim me rëndësinë e funksionit.

Gjykata vlerëson gjithashtu se, duke qenë se ligji i vitit 2023 kishte efekt prapaveprues (llogaritje nga 01.04.2023), edhe efektet financiare të rregullimit të ri duhet të llogariten po nga kjo datë, duke parashikuar një skemë të arsyeshme për pagesat e prapambetura deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related