Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Lezhë, ku humbën jetën efektivi i policisë Petrit Florini dhe bashkëshortja e tij, Elona Florini.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu shprehu ngushëllimet e tij, duke bërë të ditur se viktimat ishin të afërm të tij. Ai e cilësoi ngjarjen si një goditje të rëndë për familjen dhe për të gjithë ata që i njihnin.
“Petrit Florini, djali i tezes time, së bashku me bashkëshorten Elona Florini, humbën sot jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë. Një ngjarje tronditëse për të gjithë ne. U prehshin në paqe Petrit dhe Elona”, shkruan Ndreu.
