Një ngjarje e rëndë ka tronditur Orikumin mesditën e sotme. Sipas burimeve policore, një burrë dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Çifti kishte disa vite që ishte i ndarë, ndërsa gruaja ishte kthyer së fundmi nga Italia për pushime. Dyshohet se ajo është mbytur, çka i ka shkaktuar humbjen e jetës.
Viktima dhe autori ishin prindër të dy djemve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit.
