Partia Demokratike zhvillon ditën e sotme procesin e primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Votimet kanë nisur në orën 08:00 dhe vijojnë deri në 18:00, ndërsa çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Kandidatët do të jenë në nivel qarku, ku do të votohet për secilin qark më vete.
Si për shembull, në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës do të jenë të gjithë kandidatët e Tiranës, Kamzës, Kavajës, Vorës dhe Rrogozhinës. Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
Më poshtë është dhe lista me vendeve ku do të votohet në Tiranë, si dhe fleta e votimit me emrat e 82 kandidatëve të qarkut.
