Aksident i rëndë në Elbasan, tre të plagosur – një në gjendje kritike

Data

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë Paraburgimit të Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:55 në aksin rrugor Bradashesh–Balldren, pranë mbikalimit të paraburgimit. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një parakalim i gabuar, i cili ka sjellë përplasjen e dy mjeteve dhe më pas daljen e njërit prej tyre nga rruga.

Të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta trupore dhe fraktura, ndërsa janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulancat, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related