90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen drejt Peqinit

Data

Pasditen e sotme pritet të kryhet një transferim i madh në sistemin penitenciar, ku 90 persona të dënuar me rrezikshmëri të lartë do të zhvendosen nga burgu i Fushë-Krujës drejt Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin.

Operacioni do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, me angazhimin e forcave të specializuara të rendit dhe eskortë të posaçme, për të garantuar mbarëvajtjen e procesit dhe shmangien e çdo rreziku apo incidenti.

Sipas burimeve zyrtare, transferimi bëhet në kuadër të riorganizimit të institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe forcimit të sigurisë, si brenda burgjeve ashtu edhe gjatë lëvizjeve të të dënuarve me profil të lartë rrezikshmërie.

Autoritetet kanë përgatitur një plan operacional të detajuar, duke përfshirë protokolle të fortifikuara sigurie dhe monitorim të vazhdueshëm gjatë gjithë itinerarit të transferimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related