Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Cërrik–Gramsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në fshatin Shtërmen, ku si pasojë dy vajza kanë mbetur të plagosura.
Të dëmtuarat janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
