Tragjedia në Durrës/ 8-vjeçari i mbijetuar del jashtë rrezikut për jetën, pritet të transferohet në pavijon në Spitali i Traumës

Data

Një lajm disi më lehtësues vjen pas tragjedisë së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën në një aksident rrugor.

8-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në të njëjtën ngjarje, ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se gjendja e tij është stabilizuar dhe pritet që së shpejti të transferohet nga reanimacioni në pavijon.

Megjithatë, i mituri do të vijojë të qëndrojë nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor për trajtimin e plagëve të marra nga aksidenti.

Ngjarja tragjike tronditi opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident fatal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related