Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Shijak–Katund Sukth, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi B.R., 27 vjeç, banues në Durrës, është arrestuar në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, më 26 janar 2026, kur 27-vjeçari, teksa drejtonte automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin G.M., 73 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka kryer veprimet procedurale dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
