Kuvendi, zero transparencë për publikun

Data

Pavarësisht investimeve të pakursyera në teknologji, parlamenti shqiptar nuk ka mundur të ofrojë as akses dhe as transparencë për publikun apo grupet e interesit. Ekspertët sugjerojë se ky institucionin është ende larg standardeve europiane dhe e pret një rrugë të gjatë në këtë drejtim.

Në sallën “Vienna” në Hotel Rogner, në zemër të bulevardit kryesor të Tiranës, pranë të cilit ndodhen ndërtesat më të rëndësishme qeveritare dhe disa përfaqësi të huaja, pak kohë më parë u mbajt nga Kuvendi diskutimi politik i radhës. Është një ditë e zakonshme pune në një nga dymbëdhjetë mjediset e mbyllura të hotelit që në tridhjetë vjet jetë, qysh prej daljes së Shqipërisë nga dara e izolimit komunist, janë mbushur me konferenca, mbledhje, seminare dhe me leksione të panumërta demokracie. Takimi i takon Kuvendit; tema: “Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia”.

Pjesëmarrësit, përfaqësues të lartë dhe anëtarë të Kuvendit, krahas shoqërisë civile dhe medias, janë ulur pranë për të ndarë përvojat me njëri-tjetrin, por njëkohësisht të kujdesshëm për të përdorur një gjuhë politikisht korrekte. Nuk është shumë e qartë se në ç’përmasa perceptohet problemi në sytë e diplomatëve të huaj që ndodhen në sallë.

“Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare i vlerësojnë deputetët nga integriteti politik që tregojnë, kryesisht, në vendimmarrje”, – thotë Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi. Sipas Krasniqit, faktori ndërkombëtar zgjedh që të bashkëpunojë me deputetë të moderuar e mendjehapur, me të cilët mban kontakte të vazhdueshme.

Një tjetër tryezë gjatë muajit qershor, u organizua për transparencën nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI), këtë radhë në mjediset e brendshme të Kuvendit. Çështjet e transparencës dhe të llogaridhënies kanë të bëjnë me të drejtën e çdo qytetari të Republikës për t’u njohur me të dhëna, të cilat konsiderohen “publike”. Dhe “e tillë” është gjithçka që prodhohet prej autoriteteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related